WhatsApp prezanton një veçori të re që e lehtëson komunikimin

WhatsApp prezanton një veçori të re që e lehtëson komunikimin

Kur WhatsApp njoftoi prezantimin e Komuniteteve në muajin prill, përdoruesit nuk ishin shumë të qartë se si këto “komunitete” do të ishin të ndryshme nga grupet tashmë ekzistuese.

Duke qenë se nga sot Komunitetet janë zyrtarisht të disponueshme për përdoruesit e WhatsApp në mbarë botën, ata vendosën të shpjegojnë se për çfarë kanë të bëjnë.

Siç vënw në dukje zyrtarët nga WhatsApp, komunitetet janë krijuar si një lagje, një grup prindërish nga shkolla ose kolegë të punës që mund të kombinojnë disa grupe të ndryshme në një dhe të organizojnë biseda në grup. Në përkthim, komunitetet duhet të jenë grupe që përfshijnë grupe të shumta.

Për ta filluar një komunitet, përdoruesit do të duhet të klikojnë në opsionin “Komuniteti i ri” në aplikacionet e tyre. Pas kësaj, ata mund të shtojnë grupe ekzistuese në atë komunitet ose të fillojnë të reja.

Si avantazhin më të madh, ata theksojnë se kur përdoruesi zgjedh një komunitet, ai mund të “kërcejë” lehtësisht dhe thjesht nga një grup në tjetrin brenda atij komuniteti dhe administratorët mund t’i dërgojnë informacion të gjithëve në të njëjtën kohë.

Ne duam ta rrisim nivelin në të cilin organizatat komunikojnë, me një nivel privatësie dhe sigurie që nuk mund ta gjejnë askund tjetër. Alternativat që kanë qenë të disponueshme deri më tani kërkojnë që ju ta lini një kopje të mesazheve brenda aplikacionit ose në serverët e kompanisë. Ne besojmë se përdoruesit kërkojnë një nivel më të lartë sigurie të ofruar nga kriptimi në të dy skajet, shkruan WhatsApp.

Përveç Komuniteteve, WhatsApp prezantoi gjithashtu tri opsione të reja – aftësinë për të krijuar një anketë në chat, deri në 32 persona në një video telefonatë dhe grupe me deri në 1024 përdorues.

Por kjo nuk është e gjitha. Siç theksojnë ata, ka shumë më tepër të planifikuara që duhet të shfaqen në aplikacion në muajt e ardhshëm./Dnevnik.hr

 

Shpërndaje në: