WhatsApp prezanton një risi
Të dhënat e WhatsApp, të tilla sikurse pamjet e statusit, fotot e profilit dhe informacioni se kur keni parë për herë të fundit ëhatsApp mund të fshihen vetëm nga disa njerëz nga lista juaj e kontakteve.
WhatsApp po e përditëson vazhdimisht aplikacionin e tij me opsione të reja për ta bërë më të lehtë dhe më të mirë përdorimin dhe komunikimin, por edhe për t’i mbrojtur përdoruesit dhe privatësinë e tyre. Një opsion i tillë i fokusuar në privatësi u njoftua në mes të prillit, dhe përfshin fshehjen e informacionit personal vetëm nga disa njerëz nga lista e tyre e kontakteve.
Ndërkohë që më parë ky opsion ishte i disponueshëm vetëm për disa, WhatsApp njoftoi përmes Twitter këtë javë se e kanë dhënë mundësinë për një numër më të madh përdoruesish të platformës së tyre të komunikimit. Pra, të dhënat si fotografia e profilit, statusi, kur e keni përdorur për herë të fundit këtë aplikacion (opsioni i “shikuar së fundmi”) mund të fshihen vetëm nga disa kontakte. Sigurisht, opsionet e mëparshme si fshehja e këtyre të dhënave nga të gjitha kontaktet janë ende të disponueshme ose cilësimet mund të rregullohen në mënyrë që të dhënat të jenë të dukshme për të gjithë.
Për t’i menaxhuar cilësimet e privatësisë së opsioneve të përmendura, duhet të shkoni te Cilësimet / Llogaria / Privatësia dhe të zgjidhni çdo opsion individual (qasja e fundit, fotografia e profilit, përshkrimi, grupet dhe statusi) dhe ta përcaktoni dukshmërinë e të dhënave tuaja për përdoruesit e tjerë. Një opsion veçanërisht i ndjeshëm për privatësinë e përdoruesit është “shikuar për herë të fundit” sepse edhe nëse çaktivizon opsionin për ta konfirmuar leximin e mesazhit, përdoruesit mund ta shohin se opsioni kur keni pasur qasje për herë të fundit WhatsApp mund të mendojnë se keni marrë dhe lexuar mesazhin e tyre dhe nuk jeni përgjigjur.
Për t’i shmangur këto probleme me disa njerëz (me të cilët mund të mos i keni marrëdhëniet më të mira ose me të cilët jeni kolegë dhe nuk dëshironi të komunikoni privatisht), tani është e mundur të tregoni se një informacion i tillë nuk u shfaqet vetëm atyre. Ashtu si në rastin e konfirmimit të mesazheve të lexuara, në këtë rast edhe ju nuk do të keni mundësinë ta shihni se kur këta përdorues i janë qasur për herë të fundit WhatsApp./Engadget