Werner mbërrin në Gjermani për testet mjekësore te Leipzigu

Werner mbërrin në Gjermani për testet mjekësore te Leipzigu

Chelsea dhe Red Bull Leipzig kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit Timo Werner.

Sulmuesi gjerman po largohet nga Chelsea vetëm pas dy sezoneve, për t’u rikthyer sërish te klubi nga “Red Bull Arena”.

Werner ka mbërritur këtë të hënë në Gjermani dhe nesër është e planifikuar që t’u nënshtrohet testeve mjekësore, para se të nënshkruajë zyrtarisht kontratë 4-vjeçare me Leipzigun.

VIDEO

Chelsea do të fitojë 20 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit, teksa 10 milionë të tjera janë bonuse.

Werner ka luajtur te Leipzigu nga viti 2016 deri më 2020, kur u transferua te Chelsea për 53 milionë euro.

Shpërndaje në: