Wenger tashmë është shkarkuar nga Arsenali

Periskopi.com Sporti

Arsenali pësoi humbje sot në St.James Park nga Newcastle United me rezultat 2 me 1. Skuadra e Arsene Wenger dukej e plogësht, megjithëse shënoi e para me anë të Alexandre Lacazette.

Ayoze Perez dhe Ritchie e përmbysën rezultatin dhe i dhanë tri pikë skuadrës që udhëhiqet nga Benitez, transmeton Periskopi.

I pyetur pas ndeshjes, siç raporton Sky Sports, Wenger është ‘habitur’ me atë që ka ndodhur, duke thënë që po i përsërisin të njëjtat gabime. Por, a do t’i kushtojë kjo humbje vetë Wengerit?

Tashmë përfundoi xhiroja e 33 në Premier Ligën e Anglisë, dhe Arsenali asnjëherë gjatë periudhës së Wengerit nuk ka grumbulluar më pak pikë se sivjet: vetëm 54. Madje, atyre iu rrezikohet edhe vendi i gjashtë, nga Burnley që ndodhet vetëm dy pikë më poshtë. Një rezultat i tillë është krejt i papranueshëm për bordin e klubit, të cilët edhe në rast se Arsenali e fiton Ligën e Evropës, nuk pritet t’i bëjnë vend për sezonet e ardhshme legjendës franceze.

Tashmë, as ndonjë mrekulli nuk mund ta shpëtojë Wengerin nga humbja e postit të menaxherit në klub. I përfolur si pasues i tij është Luis Enrique, ish-trajneri i Barcelonës dhe Romës. /Periskopi