Ward Prowse ftohet në kombëtaren e Anglisë, Kalvin Phillips largohet i dëmtuar

Ward Prowse ftohet në kombëtaren e Anglisë, Kalvin Phillips largohet i dëmtuar

Gareth Southgate është obliguar të bëjë një tjetër ndryshim në listën për ndeshjet e tetorit.

Mesfushori i kombëtares së Anglisë, i cili aktivizohet me Leeds United, Kalvin Phillips është dëmtuar dhe kësisoj është obliguar të largohet nga grumbullimi, përcjell Periskopi.

Siç njofton faqja zyrtare e ‘Tre Luanëve’, James Ward-Prowsë është ftuar në vend të tij.

Phillips ishte aktiv në ndeshjen e Leeds ndaj Watford, por nuk do të ketë mundësi ta ndihmojë skuadrën kombëtare për ndeshjet kualifikuese.

Tek Anglia pati ndryshime edhe dje, kur Ben Chilwell e Tammy Abraham u afruan në kombëtare, kurse Reece James u largua. /Periskopi/

Shpërndaje në: