Wanda takohet me Agnellin, Icardi te Juve
Mauro Icardi te Juventus. Portali Footmercato e bën fakt të kryer. Agjentja e sulmuesit, Wanda Nara ka takuar presidentin e klubit bardhezi Andrea Agnelli për një transferim të mundshëm të bashkëshortit të saj në Torino.
28-vjeçari ka shënuar vetëm tre gola në 17 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe ka bërë vetëm gjashtë ndeshje në Ligue 1 si titullar. Ardhja e Lionel Messit ka kufizuar paraqitjet e tij, por problemet e Mauritos nuk janë vetëm nga “pleshti”.
Lojtari pati probleme edhe jashtë fushës, pas tradhëtisë që i bëri ëanda Narës. Ndërkohë, skuadra e Massimiliano Allegrit ka nevojë për një qendërsulmues, duke pasur parasysh gjithashtu se bardhezinjtë kanë shënuar vetëm 23 gola në 17 ndeshje të Serisë A.
Për më tepër, Paulo Dybala nuk ka rinovuar kontratën.Në të kaluarën, emri i Mauro Icardit ishte lidhur shpesh me Juventusin, edhe gjatë përvojës së tij me fanellën e Interit. Këtë herë, megjithatë, duket se marrëveshja më në fund mund të realizohet.