Wanda nuk përmbahet ndaj komentueses: A ke nevojë për emra idiote?
Telenovela Wanda Nara-Icardi vazhdon me “episode” gjithnjë e më të çuditshëm, që po përfshijnë njëri pas tjetrit edhe personazhe të tjerë të njohur.
Vetë Wanda Nara, ka filluar të mos durojë më zërat e vazhueshëm kundër saj dhe ka zgjedhur që t’i përgjigje flakë për flakë akuzave që i bëheshin nga modelja argjentinase Alehandra Maljeti.
Kjo e fundit, duke iu referuar lajmeve në mediat argjentinase, kishte akuzuara Wanda Narën që po e tepronte me një shfaqje, duke mos publikuar emra, edhe pse të gjithë janë të sigurt për një histori mes Mauro Icardit dhe aktores Çina Suarez.
“Ajo që është e qartë është që kjo e Wandës është një shou, në dramën e saj vë në skenë një grua tjetër, e ekspozon pa dhënë emra dhe e bën atë objekt fyerjesh të çdo lloji. Na kthen mbrapa 100 vite”, ishte komenti i Maljetit në rrjetet sociale.
I menjëhershëm ka qenë komenti i Uanda Narës si përgjigje.
“A ke nevojë për emra idiote? Apo për një hartë për të ditur se kush është ku*va që i dërgon foto të martuarve! Ta dërgoj privatisht nëse je e vetmja që nuk e ka kuptuar”, ishte përgjigja e Wanda Narës.