Wanda Nara tregon vuajtjen e saj në lidhjen me Icardin
Nga emisioni i njohur sportiv ‘Tik Tak’ tek ‘Big Brother’ Wanda Nara gjithmonë e më shumë po bëhet një figurë qëndrore në ekranet e mëdha të televizioneve italiane.
Disa e duan disa të tjerë vetëm e kritikojnë por gruaja e sulmuesit të Paris Saint-Germain Maurio Icardi, Wanda Nara po ecën e sigurtë në rrugën e saj.
Së fundmi modelja ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur ‘Repubblica’.
“Në rrjete sociale je gjithmonë një grua sensuale dhe provokuese dhe postimet e tua gjithmonë pëlqehen si është Wanda në jetën e përditshme’ ishte një tjetër pyetjet që gazetari i drejtoi modeles.
“Unë jam një nënë që ngrihem herët në mëngjes, përgatit mëngjesin dhe i çoj fëmijët në shkollë. Ndihem më shumë në konkurrencë me nënat e tjera sesa me personazhet televizivë” ishte përgjigja e saj.