Wan-Bissaka pritet të largohet, Erik ten Hag me plane të tjera
Në rast të largimit të Aaron Wan-Bissakas, Manchester United do të përpiqet të forcojë krahun e djathtë të mbrojtjes.
Sipas “The Telegraph”, Erik ten Hag dëshiron që skuadra të ketë një mbrojtës të ri të djathtë, nëse Wan-Bissaka largohet nga klubi.
Ten Hag dëshiron që Diogo Dalot, i cili është bërë mbrojtësi kryesor i djathtë i skuadrës këtë sezon, të ketë një konkurrent cilësor.
West Ham United dhe Crystal Palace shprehen interesim për Wan-Bissakan gjatë verës, por Man Unitedi vendosi në fund ta mbante lojtarin në skuadër.
Megjithatë, 24-vjeçari lidhet sërish me një largim nga “Old Trafford”, pasi nuk po ka hapësira të mjaftueshme.
Ai ka luajtur vetëm katër minuta këtë sezon për “Djajtë e Kuq”, në fitoren 2:1 kundër Liverpoolit në muajin gusht.
Aaron Wan-Bissaka u ble nga Crystal Palace në verën e vitit 2019 për 55 milionë euro, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.