Walker për duelin me Mbappe: Nuk do ta shtroj tepihun e kuq që ai të shënojë

Walker për duelin me Mbappe: Nuk do ta shtroj tepihun e kuq që ai të shënojë

Anglia do të përballet me Francën në çerekfinale të Kupës së Botës.

Dueli i tij me Mbappen premton të jetë spektakolar. Mbrojtësi i Anglisë, Kyle Walker, foli në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes kundër Francës.

“Ne do ta respektojmë, por unë nuk do t’ia shtroj tepihun e kuq që ai të shënojë. Është jetë ose vdekje sepse nëse humbim, ne do të shkojmë në shtëpi”, tha mbrojtësi anglez.

“Unë kam luajtur tashmë disa herë kundër tij për Manchester Cityn dhe ai është një lojtar fantastik, po kalon në formë të shkëlqyer. Nuk do të jetë e lehtë, por kur jeni profesionist, ju doni të luani kundër më të mirëve dhe ai është një nga më të mirët nëse jo më i miri. Kush është më i shpejti? Do ta shohim të shtunën dhe kush e di, shpresoj të jem unë… e di çfarë kam të bëj për ta ndaluar atë, është më e lehtë të thuash se çfarë të bëj, por nuk e nënvlerësoj veten. Unë tashmë jam përballur me lojtarë të mëdhenj me Anglinë dhe me të gjitha klubet për të cilat kam luajtur. Ai meriton respekt“, tha Walker.

Shpërndaje në: