“Dardanët”: Të mos tregojmë asnjë lloj respekti të veçantë ndaj futbollistëve zviceranë

“Dardanët”: Të mos tregojmë asnjë lloj respekti të veçantë ndaj futbollistëve zviceranë

Nesër me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshjen miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Dejlmoshat tanë tashmë kanë arritur në Cyrih vendin ku edhe do të luhet ndeshja, shkruan Periskopi.

Padyshim se Kosova do të kenë mbështetjen e “Dardanëve” edhe për këtë ndeshje.

E tifozeria jonë përmes një postimi në ‘Facebook” i kanë bërë apel lojtarëve tanë të mos respektojnë lojtarët zviceran.

Postimi i plotë i “Dardanëve”:

“Nesër kombëtarja dardane luan ndaj kombëtares helvetike në kuadër të ndeshjes së dytë miqësore që është në program në këtë grumbullim. Nuk kemi pse të tregojmë asnjë lloj respekti të veçantë për lojtarët zviceranë, andaj lusim lojtarët tonë që ta trajtojnë këtë ndeshje si çdo tjetër, me qëllim që të përgatitemi sa më mirë në kampanjën për ligën e kombeve. Lojtarët që e ndjejnë veten njëmend shtetas kosovarë, do të luajnë me fanellën e Kosovës dhe këtu përfundon diskutimi.
Dardanët distancohen nga lajthitjet tjera. Lusim që ta ruajmë dinjitetin dhe krenarinë tonë.
Gjithashtu, na lejoni të ju njoftojmë se nesër do të grumbullohemi nga ora 12:00 në afërsi të hotelit Renaissance Zurich Tower, ku është e akomoduar edhe kombëtarja jonë e dashur. Pastaj gjatë pasditës së vonë nga aty do të vazhdojmë së bashku në kortezh drejt stadiumit, i cili gjendet më pak se 1 km nga hoteli në fjalë.
Përpara Dardanë që nuk zgjodhet oportunizmin para përfaqësimit të shtetit të juaj dhe vendin nga keni prindërit dhe origjinën!
Për tjerët s’ka përkrahje e as justifikim.
Ballëhapur, djem!
Përpara Kosovë! ??”.

Kujtojmë se për Zvicrën luajnë edhe futbollistët me origjinë shqiptare si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri.

Shpërndaje në: