VW prodhon 700.000 vetura Passat në SHBA

VW prodhon 700.000 vetura Passat në SHBA

Kthesa në shitjen e Passat në SHBA ishte fillimi i prodhimit të këtij modeli në terrenin amerikan.

Volkswageni ka kremtuar prodhimin e veturës së 700-mijtë që ka dalë nga fabrika e makinave Chatanug në shtetin federal Tenesi që nga fillimi i prodhimit të kësaj limuzine në SHBA në prill të vitit 2011.

Në të vërtetë, qëkur Passat për tregun amerikanoverior prodhohet tej oqeanit, në SHBA mesatarisht në vit shiten  80.000 automjete, derisa para vitit 2011, kur limuzina e VW është eksportuar nga Evropa, numri i tillë ishte përgjysmë më i vogël, ose gjithsej 40.000 automobila.

Por, pozita e Passatit në SHBA është e pasigurt, pasi vitin e kaluar në këtë vend janë shitur gjithsej 60.722 njësi, që paraqet rënie të dukshme në krahasim me vitin 2012, kur blerësit kishin porositur 117.023 vetura.

Volkswagen tash për tash nuk planifikon që t’i japë fund prodhimit të Passatit në fabrikën në Tenesi.

Shpërndaje në: