VV`ja i kthehet videove, sulmon opozitën për dështimin e zgjedhjeve të parakohshme
Lidhja Vetëvendosje, përkatësisht ministrja e dikasterit të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes videos së radhës ka sulmuar partitë opozitare lidhur me dështimin e zgjedhjeve të prakohshme.
Haxhiu ka thënë se për më shumë se tre vjet opozita ka kërkuar zgjedhje dhe, sipas saj, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se janë të gatshëm për zgjedhje, opozita “kishte dështuar”.
“Për më shumë se 3 vjet opozita thoshte zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje. Pastaj, ditë më parë, doli kryeministri dhe u tha jemi të gatshëm për zgjedhje. Pastaj, po e dini të gjithë çka ndodhi…”, ka thënë Haxhiu.