VV thirrje qytetarëve t’i shmangin debatet telivizive, Kryeziu: Tendencë për të penguar qasjen në informacion të lirë

VV thirrje qytetarëve t’i shmangin debatet telivizive, Kryeziu: Tendencë për të penguar qasjen në informacion të lirë

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka reaguar pas deklaratave nga anëarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangin mediat dhe debatet televizive.

Kryeziu këtë veprim të Vetëvendosjes e vlerësoi si tendencë për të penguar qasjen në informacionin e lirë.

“Në shoqëritë demokratike, informacioni është një mjet shumë i fuqishëm për qytetarët, duke i mundësuar atyre të bëhen pjesë aktive në proceset vendimmarrëse. Me informacionin e lirë, ata mund të votojnë dhe të bëjnë zgjedhje të bazuara në fakte dhe argumente, si qytetarë të informuar”, ka shkruar Kryeziu mes tjerash.

 

Postimi i plotë:

Në shoqëritë demokratike, informacioni është një mjet shumë i fuqishëm për qytetarët, duke i mundësuar atyre të bëhen pjesë aktive në proceset vendimmarrëse. Me informacionin e lirë, ata mund të votojnë dhe të bëjnë zgjedhje të bazuara në fakte dhe argumente, si qytetarë të informuar.

Thirrja që qytetarët të shmangin mediat dhe debatet televizive është një kontradiktë e theksuar me thelbin e demokracisë. Për më tepër mund të shihet si një tendencë për të penguar qasjen në informacion të lirë, që është thelbësore për zhvillimin e një shoqërie të hapur dhe aktive.

Shpërndaje në: