VV s’ka program por pare me bollëk, merr me qera sallën që kushton 20 mijë franga në Cyrih

VV s’ka program por pare me bollëk, merr me qera sallën që kushton 20 mijë franga në Cyrih

Lëvizja Vetëvendosje po bënë çmos që të  marr me të mirë diasporën për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, shkruan Periskopi.

Nga Davosi, Kurti sonte shkoi në Cyrih të Zvicrës për fushatë. 

Ani pse as në javën e dytë të fushatës zgjedhore s’prezantoi program qeverisës, ai e ka lëshuar dorën për të hargjuar.

Sipas burimeve të Periskopit, salla që VV-ja ka marr me qera në këtë qytet të Zvicrës i ka kushtuar hic më pak se 20 mijë franga.

Kujtojmë që partia në pushtet (LVV) është aktivizuar duke organizuar udhëtime falas me autobus nga disa qytete të Gjermanisë për votuesit e saj.

Nga 13 qytetet të Gjermanisë do të ketë udhëtimin falas për në Kosovë.

Nisja nga qytetet e ndryshme të shtetit gjerman do të bëhet me datën 6 shkurt, tri ditë para datës së zgjedhjeve.

Ndryshe, fushata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është karakterizuar me sulme ndaj bizneseve e mediave, dhe përqeshje ndaj opozitës.

Për këtë, partia e Kurtit është dënuar nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkak të shkeljes së Mirësjelljes për Subjektet Politike./Periskopi

Shpërndaje në: