VV organizon udhëtime falas nga 13 qytete të Gjermanisë për zgjedhje – Kush po paguan?

VV organizon udhëtime falas nga 13 qytete të Gjermanisë për zgjedhje – Kush po paguan?

Lëvizja Vetëvendosje po bënë çmos që të sjell sa më shumë votues nga diaspora për të votuar fizikisht me 9 shkurt për zgjedhjet e përgjithshme, shkruan Periskopi.

Për këtë tashmë partia në pushtet (LVV) është aktivizuar duke organizuar udhëtime falas me autobus nga disa qytete të Gjermanisë për votuesit e saj.

Nga 13 qytetet të Gjermanisë do të ketë udhëtimin falas për në Kosovë.

Nisja nga qytetet e ndryshme të shtetit gjerman do të bëhet me datën 6 shkurt, tri ditë para datës së zgjedhjeve.

Periskopi ka pyetur në disa agjenci turistike që kanë linja të rregullta Gjermani – Kosovë apo Kosovë – Gjermani, e ku kanë treguar se çmimi i një bilete kthyese në këto data kushton hiç më pak se 100 euro.

Zakonisht një autobus i ka 50 deri në 55 ulëse.

Po ta bëjmë një llogari të thjeshtë: 13 autobusë me 55 ulëse, ku çmimi i biletës është 100 euro, del që shuma totale të jetë 71.500 euro.

Por, një pikëpyetje madhe mbetet se me paratë e kujt do të paguhen këto bileta.

Të taksapaguesve të Kosovës apo me paratë që partia në pushtet ka në dispozicion për zgjedhjet e 9 shkurtit?

Burime të Periskopit brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se përveç sigurimit të udhëtimeve me autobusë, ky subjekt politik tashmë ka një marrëveshje me një kompani ajrore në mënyrë që kushdo që është votues i VV të vijnë me aeroplan për të votuar me 9 shkurt.

As këtu nuk dihet se me paratë e kujt janë paguar të gjitha biletat e aeroplanëve.

Gjithçka që dihet deri më tani është se mediat kanë raportuar se si votues dhe militantë të VV nga diaspora kanë mbushur me dhjetëra fletëvotimi dhe i kanë nisur për në Kosovë.

Për këto kepërdorime me vota, menjëherë është aktivizuar Prokuroria e Shtetit, duke autorizuar policinë e Kosovës që të nisin hetimet në mënyrë që mos të ketë cenim apo tjetërsim të vullnetit qytetarët për zgjehdjet e përgjithëshme./PERISKOPI/

 

‘Ishalla 70-tshin e kapim’ – Përkahësi i VV’së shihet duke plotësuar dhjetëra formularë për zgjedhjet e 9 shkurtit ( VIDEO)

Alarmuese: Një përkahës i VV’së shihet duke plotësuar dhjetëra formularë për zgjedhjet e 9 shkurtit ( VIDEO)

Raportimet për cenim të të drejtës së votës – Aktivizohet Prokuroria e Shtetit: Do t`i ndalojmë keqprëdoruesit e votës së lirë

 

Shpërndaje në: