VV-ja me dëshira të mëdhaja për fundvit e me punë askund: I kërkon 500 mijë vota prej popullit për zgjedhjet e ardhshme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se janë duke vazhduar garën për 500 mijë vota.
Me anë të një postimin në Facebook, ajo tha se ky numër i votave 500 mijë vota është pragu për pavarësi nga siç tha ajo “Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar”.
“500 mijë vota është pragu për pavarësi nga Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar. Është fuqia për të vazhduar reformën tonë të thellë përpara. VVazhdojmë garën për 500k vota.”, ka shkruar Haxhiu.