VV-ja dërgon ankesë në PZAP “për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata”

VV-ja dërgon ankesë në PZAP “për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata”

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alim Rama, ka bërë të ditur se janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndaj vendimit të KQZ-së për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata që mund të votojnë nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Sipas përfaqësuesit të VV-së, një vendim i tillë është i padrejtë meqë MPJD është zotuar për akomodim të të gjitha nevojave që mund të paraqiten për organizimin e zgjedhjeve nëpër Ambasada dhe Konsullata.

“Ankesë në PZAP ndaj vendimit të padrejtë të KQZ për kufizimin të numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës, me gjithë zotimin e MPJD dhe qeverisë së Kosovës për akomodim të gjitha nevojave që mund të paraqiten për organzimin e votimit në Ambasada dhe Konzullata të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Rama./Express/

 

Shpërndaje në: