VV-ja bojkotoi seancën e sotme, KDI: Në kundërshtim me vlerat e plularizmit politik
Sot u mbajtë seanca e thirur nga ana e opozitës në lidhje me bisedën në mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.
Kjo seancë u bojkotua nga ana e VV-së dhe partive të tjera të pushtetit.
Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, bojkotimi nga ana e pushtetit është në kundërshtim me vlerat e plularizmit politik.
“Bojkotimi i seancës së sotme të jashtëzakonshme nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupet tjera parlamentare që përbëjnë shumicën është në kundërshtim me vlerat e pluralizmit politik dhe procedurave parlamentare, dhe si i tillë e minon legjitimitetin e Kuvendit dhe proceset demokratike” – thuhet ndër të tjera në reagimin e KDI-së.