VV harron se rruga Prishtinë-Podujevë e çoi Durmishin në Prokurori: U vonua, por u bë pa haraç e kurdisje

VV harron se rruga Prishtinë-Podujevë e çoi Durmishin në Prokurori: U vonua, por u bë pa haraç e kurdisje

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një postim lidhur me rrugën Prishtinë-Podujevë e cila ende s’ka përfunduar. Sipas partisë në pushtet përfundimi i këtij projekti është afër, ndonëse e pranojnë se projekti është vonuar. Megjithatë, për tenderin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë ka dyshime të mëdha se ka shkelje të procedurave të prokurimit publik. Për këtë, kujtojë se zv.ministri Hysen Durmishi është intervistuar nga Prokuroria Speciale, shkruan Periskopi. 

Dallaveret në rrugën Prishtinë-Podujevë, Hysen Durmishi ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale

 

Partia që drejton Kurti shkruan se projektet e infrastrukturës janë vonuar, por sipas tyre janë bërë pa haraç e pa kurdisje tenderësh.

“Na kanë vonuar, por projektet tona janë pa keqpërdorime dhe devijime, pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë”, ka shkruar LVV.

Postimi i plotë:

Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit

Kjo rrugë që lidhë jo vetëm Prishtinën me Podujevën, por edhe gjithë mërgatën me shtëpitë e tyre po shkon drejt përfundimit.

‘’Ky projekt i rëndësishëm, që lidhë jo vetëm Podujevën me Kryeqytetin, por edhe gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre, po përparon dukshëm. Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur’’, ka njoftuar ministri Liburn Aliu.

Kujtojmë se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë gjetur në infrastrukturë 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë.

Vetëm në aksin Kijevë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të ndërtimit e shpronësimit.

Na kanë vonuar, por projektet tona janë pa keqpërdorime dhe devijime, pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë.

Shpërndaje në: