VV e Kurtit po braktiset nga deputetët – demaskohet shpejt në më pak se 2 vjet
Lëvizja Vetëvendoje të cilën e udhëheq kryeministri i vendit, Albin Kurti, po braktiset dita-ditës nga deputetët e saj, shkruan Periskopi.
Vetëvendosje e cila doli e para në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 dhe zuri 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës, krenohej se nuk po i zë zyra e Grupit Parlamentar në Kuvend.
Por, shumë shpejt numri i GP të VV-së filloi të bie.
Largime të shpeshta e të shpejta të deputetëve të VV-së, ndodhën në më pak se dy vjet.
I pari që u largua ishte Haki Abazi i cili përveç se deputet, ishte edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Abazi që dikur ishte zë i fuqishëm i VV-së, pati shumë pakënaqësi pas pranimit të planit evropian nga Kurti – e kjo, u bë “mollë sherri” që të ndahen rrugët.
“Kurti, këtu ndahen rrugët tona përfundimisht. Ti ke vazhduar në rrugën e njëjtë me ata që janë opozitë- konfidenciale . Edhe ata flisnin për “fshisa kur pyeteshin për lisa”, ishte statusi përmes të cilit Abzazi zyrtarizoi largimin nga VV.
Pas Abazit, largimi tjetër ishte ai nga Fatmir Humolli.
Humolli nisi protestën e tij ndaj partisë fillimisht duke mos u ulur në ulëset e Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvend.
E shpejtë ishte treguar kryetarja e GP, Mimoza Kusari-Lila e cila tentonte ta bindtte Humollin, por pa sukses.
Largimi i tij nga VV ishte i pashmangshëm.
“Unë e kam paralajmëru gati që një vit se si të bëhen dy vite në qoftë se Qeveria nuk ndërron qasje në zgjidhjen e problemeve atëherë nuk kam vend në grupacion. Kur kam hy në listë i kam pasë tri kushte të cilat ia kam prezantu kryeministrit, për të cilat s’e ka marrë as përpjekjen më të vogël që me i zgjidh problemet”, kishte deklaruar Humolli në marsin e vitit të shkuar.
Ulje-ngritje e tensione ishin në vazhdimësi nga deputetët brenda VV-së.
Mospajtime e hatërmbetje kishte por që të gjitha mundohej t’i fshehte me mjeshtëri Kusari-Lila.
Megjithatë, të gjitha u zbuluan me kohë.
Ligji për Kodin Civil, ishte goditja e dytë e VV-së që trazoi këtë parti. Anipse pati tentime të shumta nga Kusari-Lila që t’i bindtte deputetët e VV-së të votonin Pro, Eman Rrrahmani e Visar Korenica u treguan të “pabindur” ndaj shefes së tyre.
E kështu, pakënaqësitë brenda partisë veç sa thelloheshin dhe kjo tashmë shihej qartë në paraqitjet e deputetëve Rrahmani e Korenica.
Ish-deputetët, mëngjesin e 1 tetorit zyrtarizuan bashkimin me koalicionin mes AKR-së dhe PD-së dhe largimin nga Lëvizja Vetëvendosje.
Rrahmani ka thënë të martën se është koha “për një angazhim politik më ndryshe”.
Islamistët e VV-së, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica përfundojnë te Behgjet Pacolli