VV bojkoton seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja për bisedat Kusari – Radojiçiq
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK).
Seanca ishte thirrur për debatin rreth video-incizimeve që janë publikuar nga bisedat mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Millan Radojiçiq.
Derisa debati po vazhdon, këtë seancë po e drejton nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj.
Tashmë në Kuvendin e Kosovës ta pranishëm janë vetëm deputetët e PDK-së dhe LDK-së.
Ndërkaq, të pranishëm janë edhe dy deputetët e pavarur, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.