VV bojkoton edhe seancën për borxhet e ambalazhuesve të ujit, Bajqinovci tregon arsyet
Partia në pushtet do ta bojkotojë edhe seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Paparaci, Mefail Bajqinovci, deputet i kësaj partie.
Ai ka shtuar se mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe kërkesa për shkarkimin e Kusari-Lilës janë arsye të mospjesëmarrjes.
“Kerkesa për shkarkimin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, si dhe mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto janë disa nga arsyet kryesore për mospjesmarrje”, ka deklaruar Bajqinovci.