Vushtrria transferon futbollistin e Kongos

Vushtrria transferon futbollistin e Kongos

Vushtrria ka njoftuar se ka transferuar futbollistin kongolez, Marly Prince.

Ish-futbollisti i Trepçës ’89 do të vesh ngjyrat e skuadrës vushtrriase deri në fund të sezonit.

Prince edhe më parë ka luajtur me Vushtrrinë derisa është edhe pjesë e kombëtares së Kongos.

Ky është njoftimi i Vushtrrisë:

“Marly Prince nënshkruan me FC VushtrriaFC Vushtrria njofton se ka arritur marrëveshje me portierin Marly Prince.
Prince sezonin e kaluar ka mbrojtur te KF Trepça89. Marly edhe ne të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Ai është edhe reprezentues i kombëtares së Kongos. Mirë se vjen Prince
Na priftë e mbara”, njofton klubi.

Shpërndaje në: