Vulin thotë se në Kosovë vetëm KFOR-i mund të jetë ushtri

Periskopi.com Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin thotë se vetëm një forcë e armatosur mund të ekzistojë në Kosovë, dhe ajo është KFOR-i.

Sipas tij, vetëm kjo është e pranueshme nga Serbia.

Ai këto i thatë gjatë një konference për media, ku komentoi deklaratat e zyrtarit amerikan, Wes Michel, i cili gjatë vizitës së tij dje në Prishtinë tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ndërkohë në Kosovë për një kohë të gjatë është duke u premtuar formimi i ushtrisë së Kosovës, gjë e cila po nxit edhe reagime të shumta tek politikanët në Serbi.