Vuçiq: Serbia nuk ka të bëjë asgjë me shpërthimin në Ibër-Lepenc – s’mund të kërkoj falje për diçka që se kam bërë

Vuçiq: Serbia nuk ka të bëjë asgjë me shpërthimin në Ibër-Lepenc – s’mund të kërkoj falje për diçka që se kam bërë

Mbrëmë ndodhi një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Komunës së Zubin Potokut. Për këtë sulm, Qeveria e Kosovës ka fajësuar grupet kriminale të derigjuara nga Serbia.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar për sulmin e mbrëmshëm, ku ai thotë se Serbia nuk ka të bëjë asgjë me sulmin në këtë kanal me rëndësi jetike për Republikën e Kosovës.

“Dhe edhe një gjë mësoni nga unë, sidomos ju që jeni në politikë. Kurrë, kurrë mos dilni në rrugë. Asnjëherë. Nuk ka lidhje me të sotmen, por me të nesërmen. Kurrë. Sa herë që dikush të ngacmohet, qëndroni larg dhe mos merrni pjesë në të. Kur të mbarojë, më pas nxirrni konkluzione. Mos merrni vendime nën presion dhe frikë. Çfarë mendoni, pse nuk nxitova në orën 6 të mëngjesit të them se Serbia nuk ka të bëjë asgjë me shpërthimin në Ibër-Lepenc. E dini, nëse do ta bënim atë nuk do të kishim nevojë për asnjë lloj terrorizmi” – ka thënë presidenti serb në mediumin serb nova.sr

Shpërndaje në: