Vuçiq pyetet për Vasfije Krasniqin, thotë se edhe shqiptarët kanë dhunuar serbë

Periskopi.com Lajme

Ka përfunduar takimi Thaçi- Vuçiq në Bruksel, ku të dy presidentët dolën me deklaratat e tyre para mediave.

Aleksandar Vuçiq ndër të tjerash u pyet edhe për daljen në pubik të Vasfije Krasniqit e cila rrëfeu për dhunën seksuale që e kishte përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton Periskopi.

Vuçiq ka thënë se Serbia është marrë me kriminelët e vetë të luftës, por ka shtuar se Kosova nuk po bën diçka të tillë.

“Ka shumë njerëz që janë dënuar për krime lufte, por asnjë nga Prishtina dhe ka shumë kriminelë lufte nga Prishtina, që kanë dhunuar serbë e kanë vrarë, kanë bërë transportim organesh organe në Tropojë e Kukës. Serbia u mor me kriminelët e luftës dhe ne do të merremi gjithmonë me kriminelët e luftës, por pala tjetër asnjëherë nuk e bëri këtë”, ka thënë Vuçiq./Periskopi/

Shpërndaje në: