Vuçiq: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës, duke përgatitur likuidimin e serbëve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Prishtina është ajo që dëshiron të sulmojë veriun e vendit si dhe ta bëjë likuidimin e serbëve.
Siç thotë ai, Kosova po e përdorë situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë dhe se sipas tij “është gënjeshtër se Serbia dëshiron të sulmojë këdo”.
“Kosova po përgatit likuidimin e njerëzve tanë nën petkun e luftimit të krimit, prandaj i paralajmëroi që të mos e bëjnë fare këtë”, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se Beogradi po ndjek një politikë agresive me akuza se Beogradi mund të shkaktojë konflikt, Vuçiq thotë se “kjo është disi qesharake, sepse kemi 170 ditë që dëgjojmë gënjeshtra të ngjashme”.
Ai ka theksuar se e “mijëra e mijëra” gënjeshtra janë publikuar në mediet botërore rreth asaj se si Serbia e sulmon dikë, diku.
Ky reagim i kreut të shtetit serb erdhi pas deklaratës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti bërë në një intervistë për gazetën italiane “La Republicca” se ekziston një rrezik i lartë për një konflikt të ri midis Kosovës dhe Serbisë.