Vuçiq pret që Ura e Ibrit të hapet më 14 ose 15 gusht

Vuçiq pret që Ura e Ibrit të hapet më 14 ose 15 gusht

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq deklaroi se pret provokime të reja në formën e hapjes së urës mbi Ibër më 14 ose 15 të këtij muaji.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare do të përpiqet të vendosë liderë të rinj serbë, të cilët në fakt do të përpiqen të negociojnë me Albin Kurtin.

Tutje ai shprehu shpresën se KFOR-i do të reagojë dhe do të pengojë hapjen e urës.

“I bëj thirrje KFOR-it që të reagojë dhe të mos lejojë hapjen e urës në mënyrë të njëanshme, sepse ne kemi respekt për KFOR-in dhe besojmë se duhet të bëjë punën e vet”, ka theksuar Vuçiq.

Shpërndaje në: