Vuçiq: Populli po thotë që kufiri me Kosovën të jetë në Jarinë e Bërnjak

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Serbi Aleksandar Vuçiq ka theksuar se ajo që kishte menduar të jetë zgjidhje për Kosovën, ka hasur në kundërshtim tek opinioni në Serbi, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se gjithmonë është i gatshëm të gjejë zgjidhje kompromis dhe t’ia ofrojë atë popullit , porse kjo nuk po shihet në horizont.

Duke treguar pse s’e kishte paraqitur propozimin vet për këtë çështje, Vuçiq, siç citon ë televizion shtetëror serb RTS, ka thënë:

“Kam konstatuar se populli praktikisht po thotë se e tërë Kosova duhet të mbetet kështu, se duhet t’i kemi kufijtë në Jarinë e Bërnjak. Nës populli thotë kështu, çfarë të bëj, nuk mundem unë kundër vullnetit të popullit dhe duhet respektuar dëshirën qytetarëve”.

 

Shpërndaje në: