Vuçiq nxjerr ushtrinë, “ripushton” Vojvodinën

Në 9 të mëngjesit në Kragujevc të Serbisë, ka nisur tubimi që po quhet më i madhi ndonjëherë kundër presidentit të këtij shteti, Aleksandar Vuçiq.
Kjo po ndodh në ditën kur shteti fqinjë verior i Kosovës, feston shtetësinë, përderisa demonstratat masive, hynë në muajin e tretë.
E gjithë kjo revoltë vjen si reagim ndaj ngjarjes së rëndë që ndodhi më 1 nëntor 2024, në Novi Sad ku ra streha prej betoni në stacionin e trenit e cila mbyti 15 persona.
Publiku thotë se sistemi i korruptuar i udhëhequr nga Vuciq bëri që të ndodhin raste sikur ky në kryeqytetin e Vojvodinës.
Ndërkohë pikërisht këtë pjesë të Serbisë, që e ka statusin politik të krahinës serbe, Vuçiq, sonte pritet, siç është thënë, ta rikthej nën Serbi, me anë të një deklarate që do miratohet në një tubim që ai e thirri me mbështetës të tij. Ky, thuhet se do të rris edhe më shumë tensionet në Serbi.
Për të hequr vëmendjen nga protestat masive kundër tij, shteti që udhëhiqet nga Vuçiq, këtë javë ka arrestuar dhjetëra persona zyrtarë shtetëror e kryetar komunash.
Liderja e opozitës Marinika Tepiç, ka thënë se arsyeja kryesore e prangosjes të disa zyrtarëve të Koorporatës Energjetike të Serbisë, ishte se aty ekzistonte një qendër e madhe e përgjimit.
Sipas saj, njëri nga personat e shumtë që është spiunuar, pra përgjuar, siç thotë, aksidentalisht është edhe vetë Angjelko Vuçiq, që është babai i kryetarit serb.
Ndërsa, disa media atje kanë raportuar gjatë të shtunës se është aktivizuar edhe ushtria e këtij shteti, në mënyrë që me mjete të sofistikuara t’a ndalojnë xhirimin me dronë të tubimit të Vuçiqit.