Vuçiq kundër rezolutës për Srebrenicën në OKB: Nuk sjell pajtim në rajon
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka kundërshtuar edhe një herë rezolutën për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara OKB.
Ai, para të pranishmëve në OKB, akuzoi Gjermaninë se këtë rezolutë nuk e kanë punuar në formë transparente si në rezoluta të tjera.
“Të flasësh kundër Gjermanisë dhe rezolutës nuk është e lehtë. U përlem të gjitha viktimave që janë boshnjakë dhe serbë. Bëjë thirrje kundër rezolutës së politizuar”.
“Do të bëjë pyetje që nuk kemi marrë përgjigje nga autorët. Pse po votohet? Është folur për përgjegjësinë penale individuale, nëse flasim për këtë, kjo është kryer është administruar përmes aktakuzave, të gjithë që janë akuzuar, ata janë dënuar e burgosur”.
“Nuk flitet për emra indivdualë në këtë rezolutë, flitet për çdo gjë në përgjithësi. Pse ky shembull? Pyetja numër dy, është folur për pajtim. A sjell pajtim në rajon? Jo, aspak. Pse u fshehën kur u përpilua nuk pati gjithëpërfshirje në këtë rezolutë. Nuk ishte në mënyrë transparente”, tha Vuçiq.