Vuçiq i heziton takimit me Kurtin dhe Kallasin në Bruksel: Më pret ditë e vështirë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se e pret një ditë e vështirë në Bruksel, ku siç është paralajmëruar do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e BE-së.
“Sot kam një ditë të vështirë në Bruksel dhe bisedoj me të gjithë zyrtarët evropianë që janë emëruar rishtazi në Komisionin Evropian. Dëshira ime ka qenë të qëndroj sot në mëngjes në hapjen e këtij samiti, edhe nëse nuk kam arritur t’i bëj të gjitha takimet”, tha Vuçiq gjatë fjalimit të tij në konferencën
“Serbi – Afrikë: Diplomacia”.
Ai shtoi se ka qëndruar për të treguar rëndësinë e samitit, i cili mbahet për herë të parë për Serbinë dhe vendet afrikane.
“Kam dashur të tregoj se sa i rëndësishëm është ky samit dhe kjo ngjarje për vendin tonë”, tha Vuçiq dhe shtoi se shpreson që ky të mos jetë tubimi i fundit i këtij lloji.
Vuçiq do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, bashkë shefen e re te Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, takimi në fjalë do të trajtojë dy tema atë të sulmit që ndodhur të premten e javës së kaluar në kanalin kryesor e Ibër Lepencit, e më pas edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.