Vuçiq i frikësuar, thotë se Serbia po armatoset që të mos përsëriten “bombardimet e NATO-s”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia e sheh si një armik Kroacinë, por theksoi se vendi është duke u armatosur seriozisht për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të vitit 1995 dhe 1999.
Në një intervistë për televizionin Pink, ai tha se “sipas ndryshimit të doktrinës së ushtrisë së Serbisë, ne duhet të jemi më të fuqishëm se një pjesë e rëndësishme e fqinjëve tanë së bashku”.
Vuçiq pohoi se ushtria serbe po forcohet “fuqishëm, shpejt, në mënyrë efikase dhe serioze”, dhe se ky proces do të vazhdojë për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve historike si operacioni “Stuhia” i vitit 1995 dhe bombardimet e NATO-s në vitin 1999, të cilat ndalen spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës, shkruan index.hr.
“Ne nuk do të sulmojmë askënd, por asnjëherë të mos i shkojë kujt në mend të kryejë agresion ndaj vendit tonë”, tha ai.
Duke pranuar se Kroacia është një shtet më i zhvilluar, Vuçiq theksoi se Serbia po përparon me një ritëm më të shpejtë dhe diferenca mes të dy vendeve po zvogëlohet.
Ndryshe, kujtojmë se shteti serb deri më tani ka blerë më së shumti armatim nga Rusia dhe Kina. /Telegrafi/