Vuçiq e mohon se Beogradi e ka qëllim zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak

Vuçiq e mohon se Beogradi e ka qëllim zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët e Kosovës do të vazhdojnë të jetojnë atje pavarësisht të tjerëve dhe dëshirave të tyre.

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Sonja Biserkon, themeluesen dhe presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, ku dhe u njoftua se Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu, për në Sanxhak.

Bashkë me të në takim ishin dhe Nenad Çanak, politikan serb, bashkëthemelues dhe ish-udhëheqës i partisë së qendrës së majtë, Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës.

Ndër të tjera, lidhur me këtë Vuçiq ka thënë se nuk kanë në plan që të zhvendosin serbët në Sanxhak.

“Serbët nga Kosova do të mbeten në Kosovë, përkundër dëshirës së Albin Kurtit dhe Nenad Çanakut dhe Sonja Biserkos dhe shumë të tjerëve që serbët nga Kosova të zhduken”, tha Vuçiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve kur u pyet lidhur me këtë çështje.

Ai e quajti një cirk atë që Biserko i tha Kurtit dje në takim, “Nuk do të më kishte shkuar në mendje të mendoj diçka të tillë”, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në: