Vuani nga pagjumësia? Reduktoni konsumin e…
Një sërë produktesh të tjera furnizojnë organizmin me energji. Ato sugjerohen të evitohen në orët e mbrëmjes, pasi mund të shkaktojnë probleme me gjumin.
Çokollata e zezë
Sa më e madhe është përqindja e kakaos, aq më e shëndetshme është çokollata. Kjo është arsyeja pse shpesh ne para gjumit zgjedhim disa kutiza të shijshme. Gabim! Një çokollatë e tillë është thuajse më e fortë se sa një kafe ekspres. Ajo përmban alkaloid theobromin, një lëndë që irriton nervat dhe e bën gjumin thuajse të pamundur.
Frutat e thata
Një snack i shkëlqyer për mbrëmjet para televizorit. Ato janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe një ndër burimet kryesore të magnezit. Ky mineral ndikon pozitivisht në aparatin e tretjes, zemrën dhe muskujt. Por frutat e thata janë dhe mbartëse të mira të energjisë, mjafton një sasi e vogël e tyre që nata juaj të jetë jo e qetë.
Çaji i hithrave
Ky çaj është vërtet një multitalent. Ai ndihmon në zhdukjen e infeksioneve të fshikëzës dhe pastron lëkurën e irrituar. Përmbajtja e lartë e hekurit në të, zgjon organizmin dhe gjumi i thellë pas një filxhani të tillë, është thuajse i pamundur.
Xhinxher
Veçanërisht gjatë stinës së dimrit, çaji i xhinxherit shoqëron shkëlqyeshëm ditën tonë. Kjo rrënjë e famshme, nuk është thjesht një produkt ideal kundra ftohjes. Ajo mund të krahasohet me një shiringë plot me Doping për organizmin. Xhinxheri djeg më shumë yndyrna. Kështu temperatura e trupit rritet dhe të gjitha organet furnizohen më mirë me gjak. Pas një aksioni të tillë brenda organizmit, duhet t’i thoni lamtumirë mbylljes së syve.