A vuajnë femrat më shumë nga asma sesa meshkujt ?

A vuajnë femrat më shumë nga asma sesa meshkujt ?

Një ekip i hulumtuesve besojnë se testosteroni mund të jetë arsyeja se përse femrat janë shumë më të prira të zhvillojnë astmën pas pubertetit sesa meshkujt.

Në këtë studim të ri të kryer me minj, shkencëtarët kanë zbuluar se testosteroni – hormon mashkullor i seksit – e ndalon zhvillimin e qelizave të imunitetit që e shkaktojnë astmën alergjike. Ky lloj i astmës është kur alergjia e një personi ndaj diçkaje, siç është poleni apo ushqimi, shkakton simptoma të astmës.

“Përderisa djemtë janë më të prirë sesa vajzat të zhvillojnë astmën, kjo gjë ndryshon pas pubertet, ku pastaj femrat janë më të prira të zhvillojnë disa lloje të astmës sesa meshkujt”, ka treguar autorja e këtij studimi Cyril Seillet.

Ky studim është publikuar edhe në Journal of Experimental Medicine. /Telegrafi/

Shpërndaje në: