‘Vuaj nga sekssomnia’: Është si të zgjohesh somnambul, por me akte seksi!
Para disa vitesh, kalova natën në shtëpinë e një shoku. Të nesërmen, kuptova se kisha zgjuar të gjithë familjen me zhurmat e mia në shtrat, saqë prindërit mendonin se kishim bërë seks. Sigurisht, familja e tij s’më pa më kurrë prej asaj nate dhe sigurisht, unë s’kisha bërë asgjë me mikun tim. Kështu mësova se po jetoja me sekssomninë.
Sekssomnia është një lloj i rrallë parasomnie, ose çrregullimi i gjumit që përfshin sjellje apo lëvizje anormale që shfaqen gjatë gjumit ose zgjimit. Sipas një studimi të vitit 2017 të botuar në revistën Sleep, sjelljet seksuale mund të përfshijnë masturbim, vokalizime seksuale, orgazëm spontane, prekje të një partneri, fillimin e marrëdhënieve seksuale etj.
Shumica e njerëzve me këtë gjendje zakonisht zgjohen të hutuar dhe nuk e mbajnë mend atë që kanë ndodhur. Kjo është krejt ndryshe nga “ëndrrat e lagura” apo erotike, të cilat karakterizohen nga aktrimi në ëndërr. Sekssmomnia, është si të ecësh në gjumë, por në vend që të ecësh ti bën gjëra të tjera.
Ndërsa episodet e mia të sekssomnisë priren të shfaqen në formën e seancave të masturbimit në mëngjes ose rënkimeve të herëpashershme të gjumit, ajo mund të marrë forma të ndryshme për njerëz të ndryshëm, duke paraqitur sfida unike për ata që e përjetojnë dhe ata që flenë së bashku me dikë tjetër.
Sekssomnia është më shumë një çështje neurologjike sesa psikiatrike (dhe padyshim jo një rezultat i dëshirave seksuale të shtypura ose mendimeve devijuese). Kërkimet tregojnë për episodet sekssomnike që ndërlidhen me një numër shkaktarësh, përfshirë stresin, mungesën e gjumit, kushtet e këqija të gjumit dhe lodhjen ekstreme.
“Ngjarjet stresuese, nivelet mesatare deri te të larta të konsumimit të alkoolit ose konsumit të marihuanës një natë më parë, ndryshimet në marrëdhënien e dikujt dhe kontakti fizik me një partner gjatë gjumit [gjithashtu] kanë qenë të lidhura”.
Për njerëz të ndryshëm këto episode kanë frekuenca të ndryshme. Dikujt mund t’i ndodhë disa herë në muaj, dikujt vetëm 1-2 herë gjatë gjithë jetës dhe në raste më problematike, një person mund t’i përjetojë çdo ditë për disa javë apo muaj me radhë.
Burimi: Well & Good