Vritet një person në autostradën Vlorë-Fier, i dyti brenda 24 orësh
Një person është vrarë në autostradën Vlorë-Fier në zonën e Novoselës.
Rasti ka ndodh rreth orës 18:15, ky dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”.
Sipas Top Channel, drejtues i automjetit ishte Kristjan Marku, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Kjo është vrasja e dytë brenda 24 orësh në Shqipëri, pas biznesmenit që u vra mbëmë në Tiranë.