Vritet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë, tre persona e lënë jashtë derës së spitalit
Një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Spanjë, ndërsa autorët e dyshuar e kanë braktisur pranë një spitali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin Blanes, ku fillimisht shqiptari u la i plagosur pranë hyrjes së spitalit, e më pas ndërroi jetë si pasojë e plagës së marrë në kokë.
Mediat spanjolle raportojnë se një nga autorët e dyshuar është vetëdorëzuar në polici, por nuk dihet roli që ka pasur në këtë ngjarje. Sakaq, gjeneralitetet e viktimës ende nuk janë bërë publike.
Autoritetet dyshojnë se kjo vrasja mund të lidhet me trafikun e drogës, pasi në Katalonjë eksportohen sasi të mëdha droge ndërsa thuhet se grupet shqiptare janë ndër më të përhapurat.