Vritet me armë zjarri reperi i njohur amerikan, po blinte ëmbëlsira kur u godit nga të shtënat
Reperi i njohur amerikan, Young Dolph u vra me armë zjarri të mërkurën në qytetin e tij në Memfis.
Lajmi u konfirmua nga policia e Memfisit. Ai ishte 36-vjeçar, transmeton Periskopi.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit ishte Adolph Robert Thornton Jr, po blinte biskota rreth orës 13:00 të mërkurën kur një sulmues me armë zjarri u afrua dhe e gjuajti nga dritarja.
Dolph, i cili ka 4.4 milionë njerëz në Instagram, publikoi albumin e tij debutues ‘King of Memphis’ më 2016.
Albumi zuri vendin e 49 në ‘Billboard 200’.
Më poshtë, një prej këngëve të preferuara të Redaksisë së Periskopit nga Young Dolph. /Periskopi.com/