Vritet futbollisti argjentinas teksa tentuan t’i vidhnin veturën
Federico Potarski, futbollisti 29-vjeçar i Berazateguit (kategoria e katër në Argjentinë), u godit nga një plumb në kokë teksa tentuan t’i vidhnin veturën në San Justo.
Futbollisti, i cili për të fituar më shumë pata punonte si shofer i Uberit, është zënë në pritë nga dy kriminelë. Rezistenca i ka kushtuar shtrenjtë Potarskit, pasi e kanë qëlluar me plumb në kokë.
Mbrojtësi i Berazateguit është dërguar menjëherë në spital, por mjekët nuk mund të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën.
Policia ka nisur hetimet për kapjen e kriminelëve dhe në vendin e krimit, shumë pranë makinës së lojtarit, gjeti një gëzhojë të kalibrit 9 milimetër.
Federico Potarski iu bashkua Berazateguit janarin e kaluar pasi luajti te Almirante Brown dhe Liniers.