Vriten shefi i policisë së Hamasit dhe zëvendësi i tij

Vriten shefi i policisë së Hamasit dhe zëvendësi i tij

Shefi i forcave policore të Gazës, të qeverisur nga Hamasi, dhe zëvendësi i tij janë vrarë në një sulm izraelit në një kamp me tenda në Gaza ku po strehoheshin familjet e zhvendosura, transmeton “BBC”. 

Ministria e Brendshme e Gazës ka reaguar pas vrasjeve të Mahmoud Salahut dhe Hussam Shahwanit, për të cilët tha se “po kryenin detyrat e tyre humanitare e kombëtare”.

Nëntë persona tjerë, përfshirë tre fëmijë e dy gra, janë vrarë në sulmin në al-Mawasi, në afërsi të qytetit jugor Khan Younisit, kanë njoftuar autoritetet mjekësore të Gazas.

Ushtria e Izraelit ka konfirmuar se sulmi e ka shënjestruar Shahwanin, për të cilin ka thënë se ishte “terrorist” që ndihmoi krahun ushtarak të Hamasit të planifikonte sulme ndaj forcave izraelite në Gaza.

Më tepër se 30 persona raportohet se janë vrarë në Gaza nga sulmet izraelite të enjten.

Shpërndaje në: