Vrasjen e një personit në një sallë dasmash në Ferizaj raportohet se kreu një zyrtar policor
Një vrasje ka ndodhur në një dasmë në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Sipa burimeve të kallxo.com vrasjen dyshohet se e kreu një zyrtar policor, por ende nuk dihet nëse i njëjti përdori armën zyrtare apo jo.
Kallxo.com gjithashtu ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast tashmë janë njoftuar edhe ekipet e Inspektoratit Policor të Kosovës.
“Po, jemi njoftuar dhe tashmë ekipet e IPK janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të trajtuar dhe hetuar ngjarjen”- thuhet në përgjigjen e IPK-së.