Vrasje në tentativë në Pejë, viktima nga frika rezervon biletën dhe largohet nga Kosova
Një vrasje në tentativë ka ndodhur dy ditë më parë në Pejë.
Policia e Kosovës njofton se një baba ka raportuar në polici se disa persona të tjerë kanë shtënë me armë në drejtim të djalit të tij.
Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar.
Policia bën të ditur se viktima nuk ka qenë i çastshëm për njësitet policore për t’u intervistuar.
“VRASJE NË TENTATIVË
Pejë / 03.09.2024 – 03:00. Me datë 04.09.2024 ankuesi kosovar ka raportuar se, me datën dhe kohën e cekur, persona të panjohur për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës-djalit të tij. Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar. Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2-fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm. Viktima nuk ka qenë i çastshëm për njësitet policore për t’u intervistuar. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë Kosovës.