Vrasja në Skenderaj, policia sjell një informacion të ri lidhur me ngjarjen

Vrasja në Skenderaj, policia sjell një informacion të ri lidhur me ngjarjen

Policia ka zgjeruar njoftimin lidhur me vrasjen e Ismet Ibishit pasditen e së mërkurës.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari për kryerjen e vrasjes, Hysni Ibishin.

Pos tjerash, Policia njofton se është bastisur shtëpia e tij, ku janë gjetur tri armë të llojit revole. Sipas PK’së, edhe një tjetër i dyshuar mbetet në kërkim.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Me 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri.

Bazuar ne hetimet fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali në rugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj,  ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima I.I., mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikes se Kosoves.

Nga veprimet e deritanishme hetimore është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë, një karikator me 30 fishekë e gjithashtu edhe 15 fishekë të një kalibri tjetër.

Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar i dyshuari H.I.,62 vjeçar të cilit i janë konisfkuar tri armë-revole, ndërsa në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve së bashku me prokurorin e shtetit po vijojnë hetimet për arrestimin edhe të një personi tjetër të dyshuar si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Prokuroria për vrasjen në Skenderaj: Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, dy të dyshuar ndodhen në arrati

Shpërndaje në: