Vrasja në Skenderaj, Policia me njoftim: Arrestohet në Prishtinë i dyshuari i dytë

Vrasja në Skenderaj, Policia me njoftim: Arrestohet në Prishtinë i dyshuari i dytë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuarin edhe të dyshuarin e dytë për vrasjen e sotme në Skenderaj, raporton Periskopi.

Sipas njoftimit, i dyshuari me B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë shtesë-Vrasje e rëndë

Në lidhje me rastin-Vrasje e rëndë, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jug, pas veprimeve intensive kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe të arrestojnë edhe personin e dytë të dyshuar për këtë rast.

I dyshuari B.I., mashkull, 33 vjeç është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit.

Shpërndaje në: