Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, lihen në burg dy vëllezërit Hasa

Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, lihen në burg dy vëllezërit Hasa

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për Arjon dhe Klisman Hasa, dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e Ramazan Matajt më 5 Janar fshatin Dragoç të Postribës.

29-vjeçari Arjon Hasa dyshohet se ka qenë organizatori dhe autori i vrasjes së 33-vjeçarit ndërsa vëllai i tij ka siguruar kushtet për të kryer krimin dhe ka fshehur armët.

Arjon Hasa fajësonte Ramazan Matajn për divorcin e motrës së tij dhe për këtë arsye e ka ekzekutuar.

“Unë nuk jam kriminel, por për faj të Ramazan Matajt nuk kishim më asnjë mundësi të jetonim këtej. I kemi shkuar 6 muaj më parë, I kemi thënë motrën tonë e ke ndarë nga dy burra, na lër rehat se boll probleme kemi të shkaktuara prej teje. Ai jo vetëm që nuk ndaloi, por ka vazhduar edhe duke shpërndarë video të motrës sonë. Ne nuk kishim më fytyrë të dilnim nga shtëpia, nga turpi dhe rëndesa që na shkaktonte çdo ditë. Hapa para pak ditësh një instagram me profil të rremë ku fola dhe caktova takimin. Pasi e kam qëlluar e fsheha armën në oborrin e shtëpisë. As vëllai as babai nuk e dinin që unë do bëja vrasjen. Unë nuk jam kriminel, por Ramazan Mataj nuk ka lënë rehat të jetojmë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, vëllai i autorit, 20 -vjeçari Klisman Hasaj nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje, raporton Abcnewsalbania.

Mbi Arjon Hasajn rëndojnë akuzat për veprat penale: “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, ndërsa mbi Klisman Hasajn vepra penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.

Shpërndaje në: