Vrasja e gruas rahovecase në Gjermani/ Reagon nëna e të ndjerës: E humba çikën tem, thesari i nonës”

Vrasja e gruas rahovecase në Gjermani/ Reagon nëna e të ndjerës: E humba çikën tem, thesari i nonës”

Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur para dy ditësh në Gjermani. Një burrë me prejardhje nga Rahoveci që jeton në Thannhausen të Gjermanisë, dyshohet se ka ngulfatur gruan e tij deri në vdekje.

Më pas ka telefonuar djalin duke i treguar se ia ka vrarë nënën.

Bëhet fjalë për viktimën Leonora Cena Nurkasa dhe dorasin Bekim Nurkasën.

Nëna e të ndjerës sot ka prekur me fjalët e saj për të bijën.

Sebahate Cena ka rrëqethur me fjalët e saj në Facebok, duke treguar se ajo e humbi vajzën e saj, Leonorën e nënës…thesarin e nënës./Periskopi/

Një burrë po dyshohet se ka vrarë gruan e tij në Gjermani dhe pasi ka kryer aktin e ka telefonuar djalin e tij për t’i treguar. Ai më pas e kishte raportuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, më 19 mars 2025. Burri u arrestua në adresën e shtëpisë së tij. Departamenti i Hetimeve Kriminale të Memmingen ka marrë përsipër hetimin për rastin.

Paraditen e së mërkurës, i dyshuari 54-vjeçar në një bisedë telefonike me djalin e tij ka thënë se ka vrarë nënën 55-vjeçare. Djali më pas njoftoi menjëherë policinë dhe disa ekuipazhe patrulluese shkuan në adresën e shtëpisë së të akuzuarit. 54-vjeçari ka lejuar veten të arrestohet pa rezistencë para shtëpisë. Shërbimet e urgjencës e gjetën 55-vjeçaren pa jetë në dhomën e ndenjjes, raporton mediumi gjerman “new-facts.eu”,

Dyshohet se burri kishte vrarë gruan e tij pak para telefonatës. Sipas të dhënave fillestare, viktima është mbytur. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera rreth rrethanave të krimit apo motivit.

Departamenti i Hetimeve Penale në Memmingen, nën drejtimin teknik të Prokurorisë Publike të Memmingen-it, mori përsipër hetimin në vendngjarje, i cili përfshinte edhe sigurimin e provave në vendin e krimit.

Ndaj të dyshuarit është lëshuar urdhërarrest nën dyshimin për vrasje. Burri u dërgua në një institucion korrektues. Hetimi është ende në vazhdim. Për momentin nuk mund të jepen detaje të mëtejshme për rrjedhën e ngjarjeve dhe motivin, raportoi ky medium.

Burri vret gruan në Gjermani, më pas telefonon djalin për t’i treguar

Shpërndaje në: