Vrasja e Faton Hajrizit, Komuna e Skenderajt anulon mbrëmjen muzikore me Luiz Ejllin

Vrasja e Faton Hajrizit, Komuna e Skenderajt anulon mbrëmjen muzikore me Luiz Ejllin

Kryetari i Komunës se Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se është anuluar mbrëmja e sotme muzikore në të cilën ishte planifikuar të këndonte këngëtari Luiz Ejlli.

Anulimi u bë pas vrasjes në Serbi të Faton Hajrizit nga Klina e Skenderajt.
Nura në profilin e tij në “Facebook” shkroi se ky anulim po bëhet si shenjë respekti ndaj familjes.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë,
Të dashur bashkatdhetarë,
Për shkak të ngjarjes së sotme të vrasjes në Serbi të bashkëqytetarit tonë, Faton Hajrizi, dhe në shenjë të respektit më të vogël ndaj familjes së tij të ngushtë, veçanarisht ndaj prindërve, mbrëmja e sontme muzikore në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës” anulohet plotësisht.
Pa gjykuar as edhe një fragment të jetës së tij, Fatoni ka qenë një qytetar i komunës sonë.
Aktivitetet e parapara për bashkatdhetarë do të vazhdojnë nga dita e nesërme.

Shpërndaje në: